Reportazh / Gjirokastra, si metafore e artit pamor
Nga Telnis Skuqi GJIROKASTËR – Rodhalia Dhima, 18 vjeçe, është shpresa e fundit e piktorit të njohur gjirokastrit, Stavri Çati. Ajo mund ta përcjellë më tej artin pamor, por kjo varet nga këmbëngulja e saj. Një ditë më parë, Rodhalia dhe mësuesi i saj, Çati, çelën në qytetin e Gjirokastrës ekspozitën “Art pranvere”, me motive folklorike dhe pamje nga qyteti i gurtë.
Reportazh / Butrint: Dy objekte të rralla arkitektonike dalin në dritë pas shumë shekujsh
Nga Telnis Skuqi BUTRINTI – Arkeologu amerikan David R. Hernandez dhe kolegu i tij shqiptar, Dhimitër Çondi, kanë të drejtë të hapin shampanjën dhe të gëzojnë fryten e punës së tyre dhjetëvjeçare. Tre ditë më parë, arkeologu amerikan David R
Reportazh / Gjirokastër: “Gurit të gjatë” i “pritet koka”
Nga Telnis Skuqi GJIROKASTËR – Tre gjeografët gjirokastritë Niko Rogo, Gentian Ruspi dhe Perikli Qiriazi i kishin propozuar qeverisë që objekti natyror “Guri i Gjatë”, të futej urgjentisht në listën e monumenteve të natyrës, por sot ky objekt është ‘shkurtuar’ nga kërkuesit e floririt. Pesë korçarë vërshuan në Fushëbardhë, ngritën shkallë, hodhën tritol, por flori nuk gjetën. “U larguan duke e shkurtuar “Gurin e Gjatë”.
Reportazh / Gjirokastër: Qyteti ku mediat lokale legalizojnë punën në të zezë
Telnis Skuqi GJIROKASTËR – Rreth një javë më parë, zyra e tatim-taksave gjatë një kontrolli të befasishëm që ushtruan pranë radio-televizionin lokalë “Alpo” në Gjirokastër, konstatuan se 3 gazetarë dhe 2 kameramanë punonin në punë të zezë prej vitesh. Administratori i televizionin lokal nuk dinte si të justifikohesh, pavarësisht se televizioni në pronësi të tij, transmetonte vazhdimisht në edicionet e lajmeve kronika denoncuese, sidomos ku bëhet fjalë për punën...
Reportazh / Midhja e Butrintit, “Mbretëresha” që vazhdon të ngelet jashtë tregut ndërkombëtar
Nga Telnis Skuqi BUTRINT – Midhja e Butrintit, ose siç njihen ndryshe nga banorët e zonës “Mbretëresha”, vazhdon të ngelet jashtë tregut ndërkombëtar. Adritiatik Bufi, 60 vjeç, kultivues i midhjes, thotë se “mbretëresha” nuk shitet përtej kufirit prej 18 vitesh dhe kjo i ka krijuar atij një dëm të madh ekonomik. “Punojmë me standardet e Bashkimit Europian, por edhe sivjet jemi “penalizuar” nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit AKU”, shprehet...



